AKT raporton te "Nismat Qytetare":  Na duhet ndarje në 6 rajone. Së shpejti ngritja e Akademisë së Turizmit

AKT raporton te "Nismat Qytetare": Na duhet ndarje në 6 rajone. Së shpejti ngritja e Akademisë së Turizmit

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmit (AKT), Jola Hysaj, ka raportuar sot përpara Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale.

 

Hysaj, prezantoi sot në seancën dëgjimore në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale vizionin dhe prioritetet e institucionit, duke theksuar nevojën për forcimin e statusit juridik dhe institucional të AKT-së, riorganizimin e strukturës dhe rritjen e kapaciteteve në promovim e marketing.

 

Gjatë seancës dëgjimore, Hysaj ekspozoi vështirësitë operacionale të agjencisë që ajo drejton, duke vënë në dukje se me një strukturë prej vetëm 24 punonjësish është e pamundur të mbulohet dhe të monitorohet i gjithë territori i Shqipërisë në kulmin e hovit turistik.

 

Drejtoresha Hysaj argumentoi nevojën urgjente për rritjen e buxhetit dhe të burimeve njerëzore, duke kërkuar një riorganizim të agjencisë përmes një ndarjeje në 6 rajone të ndryshme. 

 

AKT është e vetmja agjenci që ka një drejtori qendrore por nuk ka nën vete një strukturë organizative të shtrirë nëpër qarqe dhe bashki.

 Ne kemi vetëm një numër prej 24 punonjësish në organigramë, gjë që na redukton jashtëzakonisht shumë punën. 

Vetëm për të dalë në xhirime në terren, nuk na mjafton vetëm një fotograf dhe një kameraman për të mbuluar të gjithë Shqipërinë.

 

 Ajo njoftoi se së shpejti do të ngrihet edhe Akademia e Turizmit. 

 

Akademia do të jetë pjesë integrale e AKT-së, një zhvillim i cili do të sjellë jo vetëm shërbime të reja për sa i përket formimit profesional të udhërrëfyesve turistikë, sigurisë së udhëtarëve, menaxhimin e projekteve europiane, turizmit kulturor dhe natyror, matja e performancës dhe llogaridhënia AKT do të ndërtojë një sistem performance ku aktivitetet dhe investimet lidhen me objektiva treguese dhe rezultate konkrete. 

 

 Kreu i Komisionit, Fatmir Xhafaj, ka drejtuar pyetje specifike dhe kritike lidhur me politikat aktuale dhe cilësinë e shërbimit, duke u ndalur te dy shqetësime madhore: abuzimet me çmimet dhe betonizimi i bregdetit.

 

Xhafaj ngriti pikëpyetje të forta mbi ndërtimet e vilave private në bregdet: "Vija e parë bregdetare është pasuri kombëtare. Nëse ne e japim këtë hapësirë për vila personale dhe investime private, ne po ngushtojmë sipërfaqet akomoduese publike në vijën bregdetare. 

Si përputhet kjo me strategjinë e turizmit?"

 

Xhafaj kërkoi të dijë se si ndikojnë mekanizmat aktualë në kontrollin e ofertës turistike dhe mbrojtjen e turistëve nga çmimet stratosferike.

 

Në përgjigjen e saj, Hysaj theksoi se vendi ka nevojë për një treg të përbashkët unik dhe të unifikuar, i cili do t'u jepte shansin më shumë operatorëve turistikë të futen në treg dhe të konkurrojnë me oferta të standardizuara, duke shmangur kështu kaosin dhe abuzimet e veçuara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy