Gazetari Andi Bushati thotë se korrupsioni në Bashkinë e Tiranës është një vjedhje me leje. Kjo sipas tij është vetëm një prej mekanizmave të blerjes së pushtetit në zgjedhjet e 2025. Kjo është arsyeja pse sipas tij, Veliaj ka dhe do të ketë mbështetjen e Ramës.
Rama po e mbështet Veliajn, jo vetëm nga deklarata. Edhe Rama nuk mund të mos dijë gjë se çfarë bëhet në Bashkinë e Tiranës. 5D dhe Bashkia e Tiranës është një vjedhje me leje. Vidhet në zona pushtetit për t’i siguruar pushtetin e madh Edi Ramës. E gjithë kjo energji korruptive e mbledhur përreth duhet për zgjedhjet e 2025. Rama e di që shkon në zgjedhje si hajdut. Nuk i duhet më ndershmëria si kartë elektorale, i duhen njerëzit e korruptuar si armë elektorale. Edi Rama nuk ka më armë elektorale morale. Ka dhunën, arrogancën dhe gjithë pushtetin kolektiv të mbledhur për ta mposhtur rivalin.



