Komisioni për reformën zgjedhore, Kikia: Në kushtet që s’ka gjithëpërfshirje mund të kemi sërish një produkt në dëm të demokracisë

Komisioni për reformën zgjedhore, Kikia: Në kushtet që s’ka gjithëpërfshirje mund të kemi sërish një produkt në dëm të demokracisë

Analisti Mentor Kikia tha në studion e MCN Live se sa herë që PD-ja dhe PS-ja janë marrë vesh ngushtësisht bashkë kanë bërë vetëm keq, duke kujtuar kështu dhe marrëveshjen e 2008. Duke vijuar më tej, Kikia tha se në kushtet që s’ka gjithëpërfshirje në komisionin zgjedhor që është fabrikuar të kemi sërish një produkt në interes të dy palëve dhe në dëm të demokracisë.

Gjithmonë e kemi varur shpresën tek ndërkombëtarët që përpiqen të jenë fillimisht jo diktues, por konsultues, pastaj rrisin dozën e presionit kur shohin që gjërat nuk shkojmë mirë dhe shkohet te historitë qe i marrin prej veshi dhe  mbyllin aty derisa të nënshkruajnë marrëveshje.

Kjo është bërë e shpifur po bëjnë 35 vjet post komunizëm duhet të kishim fituar pak seriozitet, pak kulturë politike dhe demokratike.

Një dëshmi e mos ndryshimit të kësaj kulture është fakt që një komision i reformës zgjedhore i ngritur 3 vit më parë mbyll mandatin pa asnjë rezultat. Më e pakta do të ishte që të implementonte vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ka disa rekomandime të OSBE, nuk u bënë.

Tani do krijohet, është fabrikuar një komision tjetër që përfaqësohet vetëm nga dy palë. Sa herë PD dhe PS janë marrë vesh ngushtësisht bashkë kanë bërë keq. Dhe 2008 është një marrëveshje mes PS dhe PD që prodhoi këtë realitet. Dhe nuk është çudi që në kushtet që s’ka gjithëpërfshirje të kemi sërish një produkt në interes të dy palëve dhe në dëm të demokracisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy