Pse nuk jep dorëheqjen Basha? Përgjigjet Blendi Fevziu

Pse nuk jep dorëheqjen Basha? Përgjigjet Blendi Fevziu

“Ky është vendim i Bashës”. Kështu e ka komentuar gazetari Blendi Fevziu mosdorëheqjen e Lulzim Bashës nga posti i kreut të PD, ndërsa ka komentuar nga studio e “Të Paekspozuarit” në MCN TV se në gjykimin e tij çështja e të djathtës në Shqipëri është tejet e rëndësishme pasi së fundmi ajo ka marrë disa goditje.

Pse Basha nuk e jep dorëheqjen? Ky është vendimi i Bashës. Në gjykimin tim aq sa e njoh unë politikën, besoj se çështja e të djathtës në Shqipëri është tejet e rëndësishme. E djathta ka marrë disa goditje së fundmi. Problemi në gjykimin tim pa u ndalur te ikja apo jo e Bashës është se brenda PD ka një tentativë të njerëzve që të komandojnë më mirë atë gjënë e vogël brenda tyre sesa të hapen dhe të konkurrojnë. Pas 30 vitesh kemi mbetur akoma te Dashamir Shehu. Që do të thotë se ata njerëz besojnë ende te e djathta të gjithë duhen ftuar për të kontribuar sepse nuk ka asgjë të mirë kur mbyllesh. Kjo nuk po ndodh

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy