Escobar: Më shumë autonomi serbëve në veri, që Kosova të pranohet në NATO e BE

Escobar: Më shumë autonomi serbëve në veri, që Kosova të pranohet në NATO e BE

I dërguari i ShBA-së në Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, e kushtëzon anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO me zgjerimin e autonomisë së komunave me shumicë serbe.

“Nëse Kosova dëshiron të shkojë drejt integrimit euroatlantik, do të duhet të krijojë (një asociacion të komunave (me shumicë, shën.red.) serbe). Kjo do të ndodhë. Pyetja është, a do të ndodhë me këtë qeveri (të Kosovës) apo me një qeveri tjetër, të ardhshme”.

Escobar i kërkoi gjithashtu Kosovës që të tërhiqte policinë dhe kryetarët e bashkive nga zyrat e tyre në zonat me shumicë serbe për të depërshkallëzuar tensionet dhe më pas për të mbajtur zgjedhje të reja komunale në të cilat do të merrnin pjesë serbët, raporton “Reuters”.

Po sot, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se zgjedhjet mund të mbahen në komunat me shumicë serbe nëse 20% e votuesve nënshkruajnë një peticion.

“Kjo do të ndodhë. Pyetja është, a do të ndodhë me këtë qeveri (të Kosovës) apo me një qeveri tjetër, të ardhshme”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy