
Kryetari i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit Amerikan, Bob Menendez ka përgëzuar vendimin e Shqipërisë për të strehuar afganët që janë në rrezik nga talebanët.
Përmes një postimi në “Twitter”, Menendez shkrua se populli shqiptar i tregoi edhe një herë botës se çfarë është “BESA”.
“Unë mirëpres vendimin e qeverisë shqiptare për t’u dhënë një strehë të përkohshme të sigurt atyre që ikin nga sulmet e talebanëve në Afganistan. Populli i Shqipërisë i tregon edhe njëherë botës se çfarë do të thotë “BESA”. Ju keni respektin dhe falenderimet tona,” shkruan Menendez.
Kujtojmë se lajmi për ardhjen e afganëve që janë në rrezik nga talebanët u konfirmua mëngjesin e kësaj të diele nga vetë kryeministri Edi Rama.



