Basha: Gjendja e rëndë e vendit kërkon t’i prijmë ndryshimit

Basha: Gjendja e rëndë e vendit kërkon t’i prijmë ndryshimit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në takimin e sotëm me demokratët e Delvinës, deklaroi se gjendja në vend është e padurueshme dhe ka ardhur ora e ndryshimit.

Në fjalën e tij, Basha theksoi se “Në këto 3 vite janë dhënë 1 miliard dollarë për shëndetësinë, por nuk është shpenzuar asnjë lek për përmirësimin e shërbimit, i cili është përkeqësuar. Shqipëria po lëngon nga papunësia, nga varfëria, nga padrejtësia dhe po zbrazet nga rinia, nga të papunët. Sëmundja e dermatozës nodulare bën kërdinë tek fermerët në zona të tëra të Shqipërisë”.

“Sot jemi mbledhur, jo vetëm për të ndarë dhe diskutuar hallet dhe problemet e përditshme, por per te gjetur edhe rrugët e zgjidhjes që kalojnë përmes platformës tonë të kthimit të pushtetit tek qytetarët. Po ashtu, për të vendosur kursin e aksionit tonë politik që do të mundësojë që ky konsensus i madh qytetar të kthehet në një energji politike, të kthehet në një bashkësi të madhe që tejkalon konturet e partisë tonë politike dhe kështu me votë të largojmë qeverinë e pakicës dhe t’ia kthejmë qeverisjen dhe Shqipërinë shumicës”, theksoi Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy