Historiani Ardian Muho përpjekja e Izraelit për të tjetërsuar narrativën e asaj që po ndodh në Gaza mund të kthehet në precedent. Në studion e MCN Informacion, Muho u shpreh se as Bashkimi Europian dhe as vetë SHBA nuk është e unifikuar përballë kësaj përpjekjeje.
Ata që akuzohen në një rast të caktuar do të përpiqen të bëjnë përjashtim. Në rastin e Izraelit, Gjykata Ndërkombëtare Penale e ka akuzuar kryeministrin Netanjahu. Ky mosuniformizim kthehet në bumerang sepse përtej pranimit të genocidit në Gaza, ka edhe lobim që të tjetërsohet narrativa deri në atë pikë saqë edhe komuniteti ndërkombëtar që është aleat i Izraelit e ka vënë në pikëpyetje këtë.
Është shumë më i vendosur për ta tjetërsuar narrativën. Kemi rastin e Sudanit ku po ndodhin masakra të ngjashme. Pra po krijohet precedenti që shtetet të caktuara të krijojnë të njëjtën narrativë dhe t’i ikin përgjegjësisë. Ka përpjekje për ta tjetërsuar narrativën. Madje edhe Bashkimi Europian nuk është i unifikuar në këtë pikë.



