Drejtuesi politik i PS për Tiranën, Erion Veliaj tha se PS ka fituar edhe në njësinë nr 12 në Tiranë, ku socialistët kanë marrë 55 % të votave.
Veliaj theksoi se me këtë fitore ka një mundësi më shumë për t’i shërbyer të gjithë komunitetit dhe punëve të nisura.
“Super rezultat tek Njësia 12, duke thyer rekord për Partinë Socialiste e duke fituar 55% te zona e Freskut. Falenderoj me zemër të gjithë ata që na kanë dhënë kaq shumë besim e mbështetje. E kemi lexuar me shumë kujdes edhe mesazhin që na ka dhënë pjesa tjetër e cila pret më shumë. Ne do u shërbejmë edhe atyre që na kanë votuar edhe pjesës tjetër që mendon ndryshe dhe që pret më shumë nga ne,” u shpreh Veliaj.
Edhe kandidatja e PS në këtë njësi, Ermonela Felaj tha se PS bëri një fitore spektakolare, ndërsa falenderoi komisionerët për punën që bënë për 36 orë resht.
"Bëmë një fitore spektakolare në njësinë 12, ka qenë një punë e jashtëzakonshme dhe falenderon komisionerët që kanë punuar 36 orë pa asnjë shkëputje", tha Felaj.



