Deputetja demokrate Grida Duma nga qyteti i Elbasanit ka deklaruar se Partia Demokratike nuk mund të zvogëlohet dhe se personat që i kanë bërë dëm kësaj force duhet të tërhiqen. Ajo shtoi se presin që Basha të dorëhiqet duke theksuar se tashmë i kanë lënë dhe një afat që të ndërmarrë një veoprim të tilë.
Duma tha ndër të tjera se e vetmja strategji është ndërtimi i një komisioni nga deputetët e grupit parlamentar dhe ata të foltores të cilët duhet ta çojnë PD te procesi i zgjedhjeve.
Solidariteti që kanë bashkëpunuar me Bashën apo këdo nuk duhet keqpërdorur për të zvogëluar PD. Nëse ka një arsye të vetme që kemi qëndruar në bllok si grup parlamentar për dorëheqjen e Bashës është një dhe vetëm një, forcimi i PD. Partia Demokratike nuk duhet të zvogëlohet. E dalë forcë e tretë, personat që i bën dëm PD duhet të tërhiqen pas.
I kemi lënë kohë ditën e nesërme për të bërë hapat pas sikundër dhe ai e ka kërkuar. Nuk ka rrugë tjetër veçse të tërhiqet. Ka një strategji e vetmja ndërtimi i një komisioni nga deputetët e grupit parlamentar dhe ata të foltores të cilët duhet ta çojnë PD te procesi i zgjedhjeve.



