144-vjetori/ Meta: Lidhja Shqiptare e Prizrenit, vepër e gjallë frymëzuese

144-vjetori/ Meta: Lidhja Shqiptare e Prizrenit, vepër e gjallë frymëzuese

 Presidenti i Republikës, Ilir Meta përkujtoi sot 144-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit.

“Lidhja Shqiptare e Prizrenit mbetet një vepër e gjallë frymëzuese, për të gjitha kohërat, në përpjekjet e mëdha të shqiptarëve për mbrojtjen e identitetit dhe dinjitetit kombëtar, lirisë, pavarësisë dhe sovranitetit, si dhe për zgjerimin e hapësirave tona të të drejtave, demokracisë, integrimit evropian dhe euro-atlantik”, u shpreh Meta nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale.

Vizioni, aspiratat legjitime, fryma patriotike dhe ndjenjat më të larta të atdhedashurisë që evokon kjo ngjarje e rëndësishme dhe e paharruar historike na kujtojnë gjithmonë rëndësinë e bashkimit rreth vlerave kombëtare, fuqizimit dhe lartësimit të arritjeve të deritanishme të Shqipërisë, Kosovës dhe mbarë shqiptarëve në rajon, për të mbrojtur të ardhmen tonë evropiane nga çdo ide që synon përçarjen mes nesh, prapambetjen dhe shpopullimin e trojeve shqiptare.

Si sot 144 vite më parë, më 10 qershor 1878, shqiptarët të mbledhur nga të katër vilajetet në Prizren, u ngritën në kundërpërgjigje ndaj vendimeve të marra nga Traktati i Shën Stefanit.

47 përfaqësues të kazave të vilajetit nënshkruan një “Kararnamé” dhe vetëm më 23 qershor do të ishin të pranishëm të gjithë delegatët.

Prijësit e Lidhjes kërkuan të zbatohej ruajtja e integritetit të territoreve të Perandorisë Osmane në Ballkan në mbështetje të Portës. Lidhja u organizua në tre komitete, që mbulonin Punët të Jashtme, të Brendshme dhe të Financave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy