Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në komunikimin e tij të përjavshëm me qytetarët përmes rrjeteve sociale, foli për protestat qytetare që, sipas tij, janë shtrirë edhe në qytete të tjera të vendit.
Berisha vlerësoi qëndrueshmërinë e protestuesve, duke deklaruar se pakënaqësia qytetare nuk është ndalur as nga temperaturat e larta dhe as nga presionet politike.
As temperaturat e larta, as kërcënimet, nuk mposhtën dot qëndresën në kushte të jashtëzakonshme të qytetarëve shqiptarë ndaj Ramës”, u shpreh Berisha, duke shtuar se çdo ditë që kalon, sipas tij, dëshmon se kryeministri “nuk ka të ardhme politike”.
Sipas kreut të PD-së, këtë situatë e tregon edhe vetë sjellja e Ramës, i cili, sipas tij, “i mbyllur në bunkerin e tij”, vijon të mbajë fjalime që Berisha i krahasoi me retorikën e periudhës së diktaturës.
Nuk e them se socialistët janë kriminelë, jo! Por udhëheqja e PS, ish-parti pune, ndërsa anëtarët e saj po djegin teserat e partisë së krimit.
Ai kritikoi gjithashtu qeverinë për mungesën e reagimit ndaj rritjes së çmimit të karburantit, duke thënë se ndërsa kryeministri vijon “llafollogjinë e tij të pafundme”, nuk flet për naftën, e cila sipas tij ka arritur në 230 lekë.
Në një kohë kur Rama vazhdon llafollogjinë e tij të pafundme, nuk thotë asnjë fjalë për naftën. Ajo ka arritur 230 lekë.



