Procesi i numërimit/ Në tre bashki ende nuk është hapur asnjë kuti votimi

Procesi i numërimit/ Në tre bashki ende nuk është hapur asnjë kuti votimi

Kur është mbyllur procesi i numërimit të votave në më shumë se 25 Bashki të vendit, dhe është duke ecur me shpejtësi në shumë qytete të tjera, ka tre bashki që deri më tani nuk është numëruar asnjë fletë votimi.

Sipas njoftimeve, në Shijak numërimi pritet që të fillojë sot në orën 10:00, për shkak se pritet mbërritja e vëzhguesve të OSBE-së që do të duhet të monitorojnë procesin. Në Kurbin nuk ka nisur procesi për shkak se kandidati i Bindjes Demokratike, kërkon që të ketë numëruesit e tij në KZAZ.

Një tjetër Bashki që ka pasur vonesa në procesin e numërimit rë votave është ajo e Peqinit, ku pritet që të përfundojë procesi për Bashkinë e Elbasanit, dhe më pas të njëjtit numërues të numërojnë dhe votat për Peqinin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy