
Duke folur mbi marrëveshjet e nënshkruara dje mes BE-së dhe Shqipërisë, gazetari Sami Neza ngriti në MCN Live shqetësimin se sa i përgatitur është vendi ynë për të abosorbuar projekte të tilla.
Neza vuri në dukje se me deklaratën e djeshme të BE-së nuk ekziston “Ballkani i Hapur” dhe ka referenca të qarta për Procesin e Berlinit.
Marrëveshja për Romaing është konkrete, por kërkon kohë dhe negociata të mëtejshme. Nuk dihet ende, shtrirja dhe gjerësia e marrëveshjes, në raport me operatorë të ndryshëm të vendeve që përfshihen në marrëveshje. Shumë të rëndësishme janë çështjet për këmbimet në arsim, pa barriera dhe burokracira të larta. Çështja e tranzicionit të energjisë, Shqipëria nuk është përfituese e madhe në raport me vendet e rajonin, pasi ne kemi një energji të gjelbër në 95 për qind të saj. Çështja është vetëm të zgjerohet fusha e implementimit qoftë me energji diellore dhe të erës, ku rezervat e Shqipërisë janë të mëdha. Kemi projekte të mëdha që janë të planifikuara nga BE, qoftë të infrastrukturave dixhitale, të infrastrukturave të rajonale, transportit. Në projektet e tjera nuk shihet që Shqipëria është prezente, vetëm te korridori blu kemi nisje mbi gjurmë të vjetra të korridorit. Rruga që vjen nga Shkodra, Hani i Hotit, që do vijojë deri në Vlorë. Problemi s’është te gatishmëria e BE për t’iu gjendur Shqipërisë, por sa e përgatitur është Shqipëria t’i absorbojë projektet në mënyrë të drejtë, të shpejtë dhe me përfitim ekonomik për vendin”.
Në deklaratë nuk përmendet askund ‘Ballkani i Hapur’, u kërkohet vendeve të Ballkanit të Perëndimor të referohen te Procesi i Berlinit. Kësaj radhe me deklaratën e Tiranës, ‘Ballkani i Hapur’ nuk ekziston. Në dy apo tre pika të dokumentit të deklaratës së Tiranës është referencë e qartë e Procesit të Berlinit. Në një farë mënyrë, kemi te ky Samit edhe përpjekjet e Brukselit për të krijuar një politikë të jashtme dhe qëndrime sa më të ngurtësuara me njëra-tjetrën”.



