Tashmë është kthyer në traditë takimi i përjavshëm i dy krerëve të koalicionit qeverisës. Paraditen e kësaj të mërkure Kryeminstri Edi Rama ka shkuar në kryesi ku ka zhvilluar takimin e rradhës me Kryetarin e LSI-së Ilir Meta.
Takimi mes dy aletëve ka zgjatur rreth një orë dhe vjen fill pas rikthimit të kreut të Kuvendit nga Gjermania. Ende nuk dihet thelbi i dikustimet mes tyre, por ky takim i paraprin seancës plenare të së enjtes ku pritet të votohet marrëveshja e përbashkët PS-PD për dekriminalizimin.
Ndërkohë të premten e kësaj jave në një seancë maratonë do të diskutohet buxheti i vitit 2016 ku kritikat për ndarjen e tij nuk kanë munguar nga kampi i djathtë por edhe nga deputet e LSI-së. Megjithatë pritet që ky buxhet të marrë miratimin e deputetëve të koalicionit të majtë.



