Pjetri: AKSHI tregon gjendjen reale të vendit, Agasi komandon zëvendës drejtorin e policisë Durrës, Bujar Deljallisi

Pjetri: AKSHI tregon gjendjen reale të vendit, Agasi komandon zëvendës drejtorin e policisë Durrës, Bujar Deljallisi

Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ndrec Pjetri, në MCN TV, ka ngritur akuza të forta ndaj Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), sistemit të patronazhimit, si dhe individëve që sipas tij ushtrojnë ndikim mbi institucionet shtetërore dhe Policinë e Shtetit.

 

Pjetri u shpreh se, sipas tij, të dhëna sensitive për qytetarë dhe kundërshtarë politikë ndodhen në duart e personave “të pakualifikuar”, duke ngritur shqetësime për mënyrën e përdorimit të tyre gjatë proceseve zgjedhore.

 

Në deklaratën e tij, Pjetri përmendi edhe Ergis Agasin, duke e akuzuar për ndikim në strukturat policore dhe për ndërhyrje në proceset zgjedhore, akuza të cilat ai tha se lidhen me përdorimin e Policisë së Shtetit ndaj tij gjatë fushatës.

 

Kur flasim për AKSHI-n është një nga skandalet që kanë ndodhur këtu, ne fillojmë që te sistemi i patronazhimit. Ai është një informacion i joni në duar të disave që s’janë kompetentë për atë punë. Një parti politike ka të dhëna në duar për mua që nuk duhet t’i ketë. AKSHI kalon tendera si në rrugë të ligjshme dhe të paligjshme. AKSHI tregon qartë se ku është gjendja e vendit sot, merr peng njerëz. 

 

Ne flasim vetëm për AKSH-in, Gys Agasi, AKSHI, por Gys Agasi nuk është vetëm AKSHI, Gys Agasi gati komandonte gjithë strukturën e policisë. Skandali i AKSHI-t tregon situatën ku është sot Shqipëria. Ergys Agasi komandon Policinë. Gys Agasi urdhëron nëndrejtorin e Policisë së Durrësit, Bujar Deljallisi, duke i thënë që filan kandidat mbajeni nën vëzhgim, mundësisht stisni dhe ndonjë gjë dhe na e hiqni nga fushata. 

 

Agasi përdori Policinë kundër meje në fushatë. Kemi biznesmenin e marrë peng për AKSH-in. Ikën një Gys Agasi dhe vjen një Gys tjetër. Logjikisht, po Gys Agasi duke u nisur nga fakti se komandonte Policinë, patjetër që mund të ketë pasur lidhje me lojërat e fatit. Skandalet dhe gjërat që realisht janë fatkeqësi për këtë vend s’mund t’i kalojmë në debate tavolinash. 

 

Ne duhet të merremi me themelin se sa janë të hetuar aty, pra duhet të merremi me fenomenin sepse e vërteta është që fenomeni i AKSHI-t është më i madh sesa vetë AKSHI.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy