Osmani takon ish-presidentët e Kosovës, ata i garantojnë mbështetje të vazhdueshme

Osmani takon ish-presidentët e Kosovës, ata i garantojnë mbështetje të vazhdueshme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim tre nga pesë ish-presidentët e vendit. Osmani ka pritur në takim ish-presidentët, Fatmir Sejdiu, Behgjet Pacolli dhe Atifete Jahjaga.

E para e shtetit tha se i ka ftuar ish presidentët për të krijuar një kulturë të re institucionale të konsultimit.

“I kam ftuar që të tre për të krijuar një kulturë të re institucionale e cila është e domosdoshme për të ecur përpara. Po ashtu, për të krijuar një model të ri të konsultimit”, tha ajo.

Krahas kësaj, Presidentja Osmani çmoi edhe rolin e secilit ish president në shtet-formimin e Kosovës.

“Besoj shumë se me secilin do të bashkojmë forcat për një të ardhme më të mirë”, tha ajo.

Përderisa ish-shefi i Osmani, Fatmir Sejdiu, fillimisht i ka uruar asaj detyrën e re, duke e cilësuar si zgjidhje të mire, ai është zotuar se do të bashkëpunojnë në të mirë të proceseve nëpër të cilat po kalon vendi.

Edhe ish-presidentja Atfitefe Jahjaga, e ka uruar Osmanin për postin e ri, duke i siguruar mbështetje të vazhdueshme.

Kujtojmë se ish-presidenti Hashim Thaçi gjendet në Hagë, pas ngritjes së aktakuzës nga Gjykata Speciale, ndërsa presidenti i parë historik i Kosovës, dr.Ibrahim Rugova, ka ndërruar jetë në vitin 2006.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy