Kryeministri Edi Rama ka publikuar emrat e 100 zyrtarëve të cilët janë denoncuar online duke u bazuar në 3 mijë komente.
Rama thotë se sipas këtij raporti që i është vënë në dispozicion grupit të punës për reformimin rrënjësor të rrjetit të zyrave të shtetit 70 emra i përkasin qeverisjes vendore e qendrore, ndërsa 30 sistemit të drejtësisë.
Nga 713 eksperiencat negative të qytetarëve përfshihen, bashkitë, Hipotekat, shëndetësia, ALUIZNI, policia, OSHEE etj.
Disa prej emrave janë drejtorë të emëruar politikisht dhe janë personazhe që njihen nga qytetarët.
Njëri prej tyre është Flamur Gjuzi drejtor i ALUIZNI në Durrës i cili ka qenë edhe kandidat për deputet nën siglën e LSI.
Ilirjan Muho Drejtor ZRPP i adhur po nga radhët e LSI i cili më parë mbante edhe postin e nën kryetarit të KQZ.
Ndërsa një emër tjetër është edhe Astrit Hado kreu i ISSH.
Por jo pak janë edhe emrat nga sistemi i drejtësis dhe njëri prej tyre është Agim Bendo Gjykata e Apelit Tirane. Nuk kishte si të mos mungonte edhe emri i Majlinda Andrea Gjyqtare e cila akuzohet dhe po gjykohet për ryshfet.
Mes emrave të ndryshëm është edhe ai i Sokol Malaj Prokuror.



