
“Disa vende të Ballkanit, përfshirë dhe Shqipërinë, janë pjesë e tregtisë ndërkombëtare të kokainës”. Kështu është shprehur përmes një postimi në Twitter reporteri i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, David Lega.
Ai shkruan se duke iu referuar burimeve, grupe të Ballkanit, operojnë në vende si Britania e Madhe, Austria, Zvicra, Greqia dhe Belgjika, vende në të cilat, bandat shqiptare sipas tij luajnë një rol aktiv.
Disa burime vërtetojnë rolin e zgjeruar e grupeve të Ballkanit në tregtinë ndërkombëtare të kokainës dhe autoriteteve nga Britania e Madhe, Austria, Zvicra, Greqia dhe Belgjika. Grupet e identifikuara shqiptare qenë veçanërisht aktive. Shqipëria duhet të forcojë më tej luftën kundër krimit të organizuar



