Koçi: Marrëdhëniet personale Rama-Kim janë të shkëlqyera. Njoftimi i MEPJ edhe mund të shmangej

Koçi: Marrëdhëniet personale Rama-Kim janë të shkëlqyera. Njoftimi i MEPJ edhe mund të shmangej

Deputeti i PS Petro Koçi, duke folur në MCN Live tha se marrëdhëniet personale mes kryeministrit Rama dhe ambasadores amerikane Yuri Kim janë në nivel të shkëlqyer.

Duke komentuar njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme për zëvendësimin e ambasadores amerikane pasi i mbaron mandati, Koçi tha se ky njoftim edhe mund të shmangej. 

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-ve janë në nivel të shkëlqyer. Pavarësisht interpretimin për njoftimin e MEPJ, që edhe mund të shmangej, marrëdhëniet janë të shkëlqyera, edhe marrëdhëniet personale mes kryeministrit dhe ambasadores Yuri Kim, e cila nuk është guvernatore, por gëzon respekt nga institucionet edhe politika. Duke shpallur Berishën non grata enturazhi pranë Berishës nuk e pranon një gjë të tillë dhe është gati të sakrifikojë marrëdhëniet me SHBA-të, por kjo është çështje e tyre. Në reformën në drejtësi pa SHBA-të dhe BE-në nuk bëjmë dot. Sistemi i vjetër ka pasur aleancë me PD. Një pjesë e kriticizmit vjen nga borxhet personale që kanë me sistemin e vjetër të drejtësisë. Mazhoranca s’ka asnjë kandidat për SPAK-un, janë të tre që burojnë nga brenda sistemit. Unë s’i njoh që të them si preferencë personale. Nëse SHBA-të me informacionet që ka mund të ketë një ndjeshmëri që persona të caktuar mund të kenë mbështetje apo shtysë me natyrë politike, janë të detyruar të reagojnë. Ajo që thotë zonja Kim se mund të jetë më gjatë nga sa e ka mandatin, kjo është normale. Duhet të dëgjohesh, të japë miratimin Senati, Kongresi...Mbrëmë ishte kryeministri me Yuri Kim-in. Ishte në pritjen që organizoi kryeministri me trupin diplomatik. Ka një çështje për të cilën amerikanët janë shprehur publikisht, çështja ‘Berisha’. Nuk mendoj që ka lidhje me Berishën çështja e zgjedhjes së kreut të ri të SPAK. Besoj që nëse ka preferencë duhet të ketë të bëjë me integritetin e figurës në tërësi. Ai që ka integritet është në gjendje që t’i bjerë si mazhorancës edhe opozitës. Ata duan një drejtësi efektive, që t’i bëjë mirë shëndetit të institucioneve, uljes së korrupsionit. Shyqyr që e kemi këtë asistencë dhe qëndrim nga një shtet, që përveçse është simbol i demokracisë, gjen pëlqyeshmëri në popullin shqiptar. S’e kam parë nervoz Ramën”.

Ai e sheh si shumë të rëndësishëm rolin e SHBA-ve dhe BE-së në kredibilitetin e procesit të reformës në drejtësi. 

Politika ka meritat e veta, ka edhe fajet e veta, kjo lloj shoqërie këtë klasë politike ka prodhuar. Politikanët s’janë engjëj apo djaj, por mes tyre ka nga ata që kanë përgjegjësi të mëdha, dhe në ushtrimin e detyrës mund të kenë bërë mëkate që janë të dënueshme. Nuk mund të veprojë një mazhorancë pa opozitën, legjitimitet i kanë dhënë ndërkombëtarët, dhe jo debati politik i brendshëm, që më shumë i delegjitimon gjërat se sa i legjitimon. Rolin e SHBA-ve dhe BE-së e shohim shumë të rëndësishëm për kredibilitetin e procesit. Kemi ndërtuar këtë marrëdhënie mirëbesimi. Ke hequr dorë nga pavarësia klasike sepse do t’i nënshtrohet legjislacionit të BE-së. Do heqësh dorë nga disa gjëra, nga pavarësia klasike, iku koha e dikurshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy