Rama në Azerbajxhan: Do të punojmë për gazifikimin e Shqipërisë

Rama në Azerbajxhan: Do të punojmë për gazifikimin e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama, i cili ishte i pranishëm një ditë më parë në një vizitë zyrtare në Zaerbajxhan, ka thënë se mes dy vendeve do të punohet për gazifikimin e Shqipërisë. Në një deklaratë në Azerbajxhan, Rama u shpreh se ekspertë turq e azerë do të eksplorojnë mundësinë e ndërtimit të një rafinerie të re gazi natyror.

Ai theksoi se vitin e ardhshëm, që kremtohet edhe 30 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Azerbajxhanin, do të fillojnë të bëhen hapa konkretë sa i përket bashkëpunimit për furnizimin me gaz të Shqipërisë dhe rajonit, si dhe pastaj për rrjedhojë edhe të shtrirjes së rrjetit të furnizimit të brendshëm me gaz të vendit tonë.

Do të punojmë shumë ngushtësisht për gazifikimin e Shqipërisë dhe në këtë aspekt hapi i parë shumë i rëndësishëm është nisja e një pune konkrete për gazsjellësin joniano-adriatik, i cili faktikisht përmes TAP-it lidh pjesën e sipërme që do të thotë Shqipërinë me Malin e Zi, Kroacinë, Bosnjën dhe faktikisht e kthen Shqipërinë në një nyje shumë të rëndësishme të shpërndarjes së gazit. Nga ana tjetër, kemi folur edhe për t’u ulur së bashku, ekspertët tanë, ekspertët azerë dhe ekspertët turq për të eksploruar mundësinë e ndërtimit të një rafinerie të re. Ajo që dua të them në fund është që së shpejti në Tiranë do të kemi një hap të parë shumë të rëndësishëm për sa i përket këtij kapitulli të ri që ka të bëjë me një bashkëpunim më të ngushtë në fushën e furnizimit me gaz të Shqipërisë dhe të rajonit, si dhe pastaj për rrjedhojë edhe të shtrirjes së rrjetit të furnizimit të brendshëm me gaz të Shqipërisë.

I pyetur nëse ka një afat se kur shqiptarët do të kenë akses në këto investime, Rama nuk dha një datë, por shtoi se investime të tilla nuk ndodhin sa hap e mbyll sytë.

Investimet janë gjithnjë të lidhura me hapa të njëpasnjëshëm, me studime, me projekte, me financime kështu që nuk janë gjëra që ndodhin sa hap e mbyll sytë, por në këtë marrëdhënie ne i kemi vendosur bazat dhe një pengesë e madhe ka qenë pandemia, e cila ndërhyri në mes në mënyrë shumë agresive e në ndërkohë ndër shumë të këqijat e mëdha që ka sjellë lufta në Ukrainë, ka sjellë të mirën, nëse mund ta quajmë kështu, të përshpejtimit të këtij procesi.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy