Berisha: Rama ka arsye të hidhërohet, çështja McGonigal po kthehet në tryezë

Berisha: Rama ka arsye të hidhërohet, çështja McGonigal po kthehet në tryezë

Kryedemokrati Sali Berisha deklaron se Edi Rama ka arsye për t’u hidhëruar për shkak se ka lajme të këqija për të.

Në një komunikim për mediat ditën e sotme, ai deklaroi se dosja Rama-McGonigal po del nga sirtari.

Së fundi, ka lajme të hidhura për Edi Ramën. Edi Rama ka arsye të hidhërohet shumë.

Jo vetëm nga ato mitingje që e lanë pa frymë, që pa këto dy ditë, por po qarkullon çdo ditë çështja McGonigal po kthehet në tryezë.

Dosja Rama-McGonigal po bëhet aktuale. Gazetarë kolosë investigativë e kanë rikthyer përsëri këto ditë.

Dhe dihet se McGonigal është një nga zyrtarët më të lartë të FBI-së, që u mor me gjahun e presidentit Donald Trump personalisht.

Por, dihet që ai individ mori nga Edi Rama 225 mijë dollarë nga zyra e Ramës.

Tani, Altin Dumani, prej 1 vit e gjysmë, e mban në sirtar dosjen dhe ai nuk ka kërkuar akoma dosjen e gjykatës së Uashingtonit, sepse do me çdo kusht të mbrojë Edi Ramën.

Mirëpo kësaj kohe i erdhi fundi. Do gjykohet rëndë Edi Rama për krimin e tij të shëmtuar dhe të gjithë ata që përpiqen të mbulojnë krimin monstruoz të korruptimit të zyrtarit ndër më të lartët në çështjet e sigurisë së SHBA.

Kështu që ky është një lajm i hidhur dhe e garantoj që edhe më i hidhur do të bëhet për Ramën. Të jetë i përgatitur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy