
Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, gazetari Andi Tela numëroi ligjet e kthyera nga Ilir Meta gjatë viteve të mandatit të tij. Tela ngriti pyetjen nëse kjo reflekton tërheqjen e opozitës nga beteja me pushtetin.
Nga viti ’99, presidenti ka kthyer çdo vit dy ose vetëm një ligj. Kur ka qenë Nishani janë kthyer 11. Në 2017, ju keni kthyer vetëm 1. Në 2018, keni kthyer 5 ligje. Në 2019 keni kthyer 17, në 2020 kthyer 24 dhe në 2021 kthyer 25 ligje. Rritja e numrit të ligjeve të kthyera ka të bëjë me faktin që mungonte opozita përballë apo kjo qeveri i ka bërë ligjet aq keq sa duhen kthyer?
Meta u përgjigj se largimi i opozitës përmes lënies së mandateve i hapi rrugën një batërdie ligjesh të dërguara nga maxhoranca në Parlament.
Kur ka qenë opozita në parlament janë kthyer pak ligje, sepse maxhoranca ka qenë më e frenuar. Kur iku opozita ndodhi një batërdi ligjesh. Ligje me emra, çdo ligj që është kthyer është argumentuar. Isha i detyruar, nuk e mora me dëshirë rolin e opozitës. Në fushatë u angazhova në rolin e presidentit.



