Kriza politike në Kosovë/ Sheholli: Kurti po bën grusht shteti. Nëse nuk vepron, do përballet me protesta (VIDEO)

Kriza politike në Kosovë/ Sheholli: Kurti po bën grusht shteti. Nëse nuk vepron, do përballet me protesta (VIDEO)

Për të 39-tën herë, ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës, pasi partitë nuk janë dakorduar për votimin e fshehtë të kandidates për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu. 

Në një intervistë për "MCN Live", Drejtori për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Fatmir Sheholli, shprehu shqetësimin e tij lidhur me krizën politike në vend, duke akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për tentativë grushti shteti.

Sheholli theksoi se nëse Kurti vazhdon të mos respektojë aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese, do të përballet me protesta të mëdha. 

Ne po e ndjekin këtë çështje nga afër dhe se ky veprim i Kurtit, është një tentativë për të marrë peng shtetin dhe për të injoruar një vendim të institucioneve të drejtësisë.

Ky fakt na ka sjellë në një pozitë shumë të rëndë, dhe ne si shoqëri civile kemi protestuar para Kuvendit për të shprehur mendimin tonë, por duket se kjo nuk ka pasur asnjë ndikim tek Kurti dhe LVV. 

Nëse vazhdojnë kështu, qytetarët do të organizohen dhe do të dalin në rrugë. Kur shteti merret peng, dhe kur kemi të bëjmë me një grusht shteti, populli do të reagojë.

Sipas tij, ky moment është kritik dhe kërkon një veprim të shpejtë nga të gjitha partitë opozitare, për të nxjerrë në shesh logjikën e Kurtit dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Ne po i thërrasim edhe ish-opozitën që të jete zë i fuqishëm, edhe pas kësaj që ndodh me aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese ku shkuan në parlament dhe nuk iu lejua asnjë fjalë të thuhet, kjo është shkelje flagrante e demokracisë dhe i vesh ata me petkun e përgjegjësisë dhe më gjerë, të gjithë deputetët të cilët duhet të jene me demokracinë. 

Ne jemi duke pritur se çfarë do të ndërmarrin partitë opozitare. Nuk dëshirojmë që situata të kalojë në protestë, por nëse na detyrojnë, do të dalim në rrugë për të kërkuar respektimin e aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese. 

Ky është një moment ku opozita duhet të bëjë më shumë dhe të shprehet me forcë, duke pasur parasysh shkeljet flagrante të demokracisë që po ndodhin në Kuvend.

 Sipas tij, nuk mund të ketë zhvillim të demokracisë pa respektimin e ligjit dhe vendimeve të institucioneve të drejtësisë.

Demokracia njeh edhe rrugën, edhe protestën. 

Ne nuk dëshirojmë të dalim në rrugë, por nëse nuk kemi mundësi të ndalojmë këtë çështje në mënyra të tjera, do të jemi të detyruar të kërkojmë drejtpërdrejt zgjidhje. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy