Deputeti i PD-së, Agron Shehaj në interpelancë me ministren e turizmit, Mirela Kumbaro ka hedhur akuza se pas resortit n¡ Butrint fshihen të afërm të sekretarit të Përgjithshëm të PS, Damian Gjiknurit. Në fjalën e tij Shehaj tha se është kaluar nga PPP në partneritetin privat privat.
Pas Shehajt, ka reaguar dhe Damian Gjiknuri duke thënë se deputeti i PD është një idjot i dobishëm dhe se ata do shihen në Gjykatë për të gjithë cpifjet e bëra.
Shehaj: Evolucioni ka qenë pak më ndryshe, ju e filluat këtë mandat me PPP. Ju keni dhënë koncensione pa fund me kosto marramëndëse. Ju kemi akuzuar se keni qenë në shërbim, se ishit ortakë.
Me rastin e Gjiknurit u vërtetua se nga PPP është kaluar në partneritet Privat-Privat. Alb star-i me kusherinjë e Gjiknurit. A veç mua më duket e çuditshme që Gjiknuri i ka dhënë miliona euro Albastarit e pastaj bën ortak kusherinjtë me kompaninë. Zoti ministër kur ishte aty që duhet të kujdesj që rrugët të bëheshin më cilësore, si mund t’i kërkonte llogari ortakut të ardhshëm. Është një shtet i kapur, të gjithë në shërbim të ministrave që po pasurohen me lejen e Ramës.
Kumbaro: Çuditë e tua nuk i qetësoj dot. Me fjalën është mirë të mos luajmë, se kur banalizohet fjala të gjithë e bëjmë vetëm hartograf etj.
Përsa i përket betonit, ju përmendët AKZM. Janë ekspertë që thonë kjo zonë është betonuar. Statusi i investitorit strategjik nuk është leje ndërtim. Sa i përket Gjiknuirit, ai mbron vetë veten.
Shehaj: Ju thirra në interpelancë për zvogëlimin e kësaj pjesë të vogël, ju thërrita për përgjegjësitë tuaj. Ju vëtë në shërbim rolin tuaj për të pasuruar sekretarin e përgjithshëm të PS. E keni propozurar apo jo zvogëlimin e Butrintit.
Zonja ministre mos ngatërroni hajdutët me sipërmarrësit. Ju dilni garant për ALB Star-in apo për kushërinjtë e Gjiknurit.
Gjiknuri: Ky zotëria që do quaja idiot i dobishëm, thërret ministren për shpjegime.
Ti je në Gjykatë për këtë çështje pse e sjell në parlament, jo më larg se dje ke marrë një njoftim se nuk ke qenë në gjendje që nuk ke paraqitur prova. Ai nuk është djali i xhaxhait tim. Ty të përdorin, të marrin paratë. Unë s’jam si ty.
Do bëj si ty tek rruga Asim Zeneli. Bashkë takohemi në Gjykatë, të kam bërë padi për shpifje për këto gjëra që bëmë këtu.



