Basha pas takimit me Urszula Gacek: Raporti i OSBE/ODIHR vërteton vrasjen e demokracisë

Basha pas takimit me Urszula Gacek: Raporti i OSBE/ODIHR vërteton vrasjen e demokracisë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha foli për mediat pas takimit me delegacionin e OSBE-ODIHR të drejtuar nga Urszula Gacek.

Basha tha se raporti i OSBE-ODIHR vërteton vrasjen e demokracisë në zgjedhjet e 25 Prillit.

Teksa krahasoi Shqipërinë me Bjellorusinë, Basha tha se vendit nuk i nevojitet vetëm reforma zgjedhore, por një shkundje që vendi të rikthehet në demokraci."Ndamë dakordësinë e plotë me rekomandimet e OSBE-ODIHRIT. Ky raport vërteton vrasjen e demokracisë në Shqipëri më 25 prill.

Shteti duhet të garantojë lirinë dhe sekretin e votës thotë rekomandimi, dhe se qytetarët duhet të votojnë të lirë. Por të heqësh fjalën Shqipëri nga raporti është sikur po flet për Bjellorusinë.

Për ironi mësova se një aktiviste është me Lukashenkon e Shqipërisë. Raporti konfirmon shkrirjen e shtetit me partinë. E kemi thënë ne, thotë edhe raporti. Keqpërdorimi i aseteve publike në avantazh të partisë në pushtet. Abuzimi me pushtetin në funksionet publike. E kemi thënë ne, e thotë dhe raporti.

Raporti po kështu flet për lirinë e medias, gjërat nuk janë bërë më mirë, por më keq.

Raporti flet për vjedhjen e votave, jo vetëm nuk u zgjidh, por krijoi të tjerë. Këto janë ato që ndava, dhe theksova se ne jemi aty për rikthimin e demokracisë. Qartësisht në këtë vend nuk duhet vetëm reformë zgjedhore, por duhet një shkundje që vendi të kthehet në demokraci.

Me këtë raport Shqipëria nuk ka asnjë ndryshim me Bjellorusinë.

Partia Demokratike është e përkushtuar të bëjë gjithçka për Shqipërinë.", u shpreh Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy