Zgjedhjet e 25 prillit, Lami: Abstenimi çon ujë tek qeveria

Zgjedhjet e 25 prillit, Lami: Abstenimi çon ujë tek qeveria

Nëse një pjesë e votuesve zgjedhin të abstenojnë në zgjedhjet e 25 prillit, kjo sipas analistit Roland Lami do të çojë ujë tej qeveria dhe jo tek opozita.

I ftuar në “Arnautistan” në MCN TV, Lami tha se vendi ynë është në një moment kritik, pasi varet shumë nga shpejtësia e anëtarësimit në BE, përndryshe sipas tij një vend si ne rrëshqet lehtë në regjime të tjera.

“Mendoj që abstenimi nëse zgjidhet, çon ujë tek qeveria më shumë se sa te opozita. Mund të legjitimojmë atë që nuk ka ndodhur, të ketë një mandat të tretë për një qeveri, ndërkohë që është parë që nuk sjell asgjë mandati i dytë dhe mendo si mund të jetë një i tretë.

Jemi në një moment kritik sepse varet shumë nga shpejtësia që ne do të ingranohemi në BE. Një vend si ne rrëshqet lehtë në regjime të tjera, ashtu siç shoh që krijohet një lloj polarizimi shoqëror dhe vetëm një ndryshim mund ta sjellë këtë”, tha Lami.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy