Zogaj: Soros ka ardhur në Shqipëri me kërkesën time kur kam qenë Ministër Kulture

Zogaj: Soros ka ardhur në Shqipëri me kërkesën time kur kam qenë Ministër Kulture

Analisti Preç Zogaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, zbuloi një fakt interesant të gati 34 viteve më parë, kur ishte ministër i Kulturës në Qeverinë e Stabilitetit, lidhur me ardhjen e Sorosit në Shqipëri.

Zogaj tha se Sorosi erdhi atëherë kur ishte ministër dhe ndihmoi në shkollime dhe kualifikime të të rinjve.

Soros ka ardhur për koicidencë kur kam qenë Ministër Kulture dhe ka ardhur pak a shumë me kërkesën time dhe e përcolli poeti i madh anti-stalinist, Jevtushenko. Ka ardhur nga vjeshta e 1991, në zyrën time dhe folëm. Më pyeti sa është buxheti i Ministrisë së Kulturës dhe tha: Po mirë Sorosin e keni thirrur ju?

Ai tha duhet të ftoni Sorosin se me kaq lek sa paskeni ju… Ai e mori përsipër për të ftuar Sorosin në Shqipëri. Pas pak ditësh dërgoi Fron Nazin, djalin e një emigranti politik që ishte arratisur me të shoqen dhe kishte lënë këtu dy vajza. Kur fliste shqip fliste dialektin e veriut.

Ka investuar shumë për shkollime, kualifikime. Pastaj unë ika nga ministria dhe nuk më ka rënë të punoj te fondacioni i tij. Për herë të fundit e kam parë kur Presidenti Mejdani i dha urdhërin e Skënderbeut nga viti 1999 ose 2000, për kontributet që ka dhënë për arsimin, kulturën, për shtypin.

Madje konfliktin me Saliun e ka krijuar edhe për shkak të konfliktit me gazetën “Koha Jonë”, sepse gazeta ra në paaftësi paguese ndaj shtypshkronjës dhe gazeta ngeli, ndërhyri Fondacioni “Soros”. Më tej pastaj ka vijuar si një zyrë këtu, me lloj-lloj aktivitetesh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy