
Më seancën e sotme të Kuvendit, janë diskutuar tre projektligjet të cilat janë votuar me shumicë votash.
96 deputetët kanë votuar PRO, në të tre projektligjet, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Kuvendi miratoi sot marrëveshjen me Japoninë për projektin e restaurimit dhe mjedisin ekspozues në Muzeun Historik Kombëtar të Shqipërisë.
Kështu, Kuvendi miratoi me 96 vota pro projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes me shkëmbim notash, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Japonisë, mbi bashkëpunimin ekonomik japonez për projektin për përmirësimin e pajisjeve për konservimin, restaurimin dhe mjedisin ekspozues në Muzeun Historik Kombëtar të Shqipërisë”.
Kuvendi gjithashtu miratoi me 96 vota pro projektvendimin “Për një ndryshim në vendimin nr. 69/2021 “Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar.
Kuvendi po ashtu, miratoi me 96 vota pro projektvendimin “Për ngritjen e nënkomisionit për Mjedisin dhe Bujqësinë, si pjesë e Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin”.



