Haradinaj takon Ramën në vilën qeveritare, ja për çfarë biseduan

Haradinaj takon Ramën në vilën qeveritare, ja për çfarë biseduan

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe njëherësh kandidati i PAN’it, për kryeministër, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme ka takuar kryeministrin Edi Rama në vilën qeveritare në plazh.

Mediat që kanë publikuar fotot, shkruajnë se dy politikanët kanë diskutuar edhe për formimin e institucioneve për të cilët koalicioni përreth Haradinajt nuk ka arritur të sigurojë votat.

Anëtari i kryesisë së AAK’së, Muharrem Nitaj ka thënë për Express se është biseduar edhe për situatën aktuale politike në Kosovë.

“Krejt çka mundem më thënë është se nuk është kapërcyer as tema e krijimit të institucioneve te Kosovës dhe rëndësisë që ka ky proces për vendin”, konfirmoi Nitaj.

Ndërsa gruaja e Ramush Haradinajt, Anita përmes një postimi në Instagram ka treguar se janë takuar me Edi Ramën.

“Sot me Edin në Dhërmi!! Kryeministri i shqiptarëve”, ka shkruar ajo. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy