
Deputeti i Partisë Socialiste, Sadi Vorpsi, ka publikuar në rrjetin social Facebook një shkresë nga Autoriteti për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. Sipas dokumentit të publikuar shihet që ka qenë vetë Vorpsi që i ka kërkuar institucionit në fjalë informacion nëse ka qenë i survejuar apo bashkëpunëtor i organeve të diktaturës.
“Te dashur miq, vullnetarisht dhe për transparence i kërkova “Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit te Shtetit” informacion ne lidhje me figurën time. Nëse kam qene i survejuar apo bashkëpunëtor i organit famëkeq te diktaturës. Me poshtë është përgjigja zyrtare” – shkruan deputet i i PS teksa ka publikuar dokumentin.
![]()



