Një ditë pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan, ambasadorët e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian i bënë apel politikës të shohe përpara për të garantuar që në 25 prill të mos përsëriten ngjarje të tilla. Në veçanti, ambasadorja Kim iu referua strukturës për mbrojtjen e votës të ngritur nga Partia Demokratike, pjesë e së cilës ishte dhe Arbër Papleka, ish-truprojë e saj i vënë në pranga si një nga personat që shtiu me armë.
Gjëra të tilla të tmerrshme sic janë grupet e paautorizuara për të mbrojtur votën e qytetarëve, kjo të mbetet pas në të shkuarën. Kjo është diçka e papranueshme për një vend anëtar të NATO-s dhe që aspiron të integrohen në BE.
Në përfundim të takimit me kreun e KQZ-së, Ilirjan Celibashin, ku u informuan mbi mbasat e marra për 25 prillin Soreca theksoi rendësinë e këtyre zgjedhjeve për Shqipërinë ndërsa fjalën e fundit e rezervoi për partitë politike.
Fjala ime e fundit është për partitë politike, për të theksuar atë thirrje që kemi bërë gjithmonë për vëtëpërmbajtje dhe të shmangni gjuhën e urrejtjes gjuhën konlfiktuale. Ndaj dilni e votoni në veçanti të rinjtë’ apelin në gjuhën shqipe: ‘Ti vendos".
Pak ditë më parë, ambasadorët ishin pikërisht në Elbasan ku u takuan me drejtuesit politikë në fushatë, por mesa duket apeli i tyre nuk arriti të shmangë ngjarjen e së mërkurës me bilanc 1 të vdekur dhe katër të plagosur.



