Protesta e 6 dhjetorit/ Berisha: Bulevardin nuk e lëshojmë! S’do ketë asnjë keqkuptim nga liderët e BE

Protesta e 6 dhjetorit/ Berisha: Bulevardin nuk e lëshojmë! S’do ketë asnjë keqkuptim nga liderët e BE

Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi sot se protesta e 6 dhjetorit do të zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Kreu i selisë blu tha se nuk pret të ketë keqkuptime nga liderët europianë, duke theksuar se ata janë zgjedhur me votën e lirë dhe jo si Edi Rama.

 

PRONONCIMI 

Pyetje: Për protestën e 6 dhjetorit si do të jetë e organizuar ajo dhe a i druheni se liderët europianë do ta keqkuptojnë mesazhin?

Berisha: Madhështore, madhështore! Jo, liderët europianë nuk janë si Edi Rama. Liderët europianë janë liderë të zgjedhur me votën e lirë të qytetarëve të tyre, dhe ata e dinë se nga vota e lirë buron shteti ligjor burojnë liritë dhe të drejtat e qytetarëve.

Pyetje: Nëse kordoni i policisë do të vendoset te ura e Lanës, ku do të protestoni?

Berisha:Tani gjithçka është në dorë të protestuesve dhe të organizatorëve. Ato do të vendosin, por ne bulevardin nuk e lëshojmë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy