
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg e ka shpallur unanimisht si të papranueshme kërkesën e ish-guvernatorit Ardian Fullani, për çështjen kundër Shqipërisë. Vendimi është përfundimtar.
Kujtojmë që çështja lidhet me shkarkimin nga Kuvendin të Fullanit si guvernator i Bankës së Shqipërisë, pas arrestimit të tij për “shpërdorim detyre”.
Pas shpalljes i pafajshëm, Fullani ngriti veprime ligjore për të kundërshtuar shkarkimin e tij.
Në vendimin përfundimtar të gjykatës thuhet se; “gjykata konstatoi se z. Fullani nuk kishte përdorur të gjitha mjetet juridike të brendshme në dispozicion të tij”.
“Në veçanti, ai nuk kishte paraqitur një ankesë kushtetuese e cila, që nga ndryshimet në Kushtetuta e vitit 2016, kishte qenë në parim, një mjet efektiv në lidhje me pretendimet e ndonjërit shkelje e të drejtave të mbrojtura nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Protokollet e saj që është ratifikuar nga Shqipëria”.



