Kryemadhi sulmon drejtorin e Policisë së Shtetit: LSI nuk trembet nga falangat policore

Kryemadhi sulmon drejtorin e Policisë së Shtetit: LSI nuk trembet nga falangat policore

Nënkryetarja e LSI, njëherësh dhe kandidate për deputete, Monika Kryemadhi ka sulmuar drejtorin e Policisë së Shtetit, se forca që ajo përfaqëson nuk trembet nga falangat.

Me anë të një statusi në faqen e saj të ‘Facebook’-ut, Kryemadhi pohon se LSI nuk frikësohet as nga drejtues të PS-së apo PD-së, ndërsa u bëri thirrje të rinjve që të mos tremben nga askush dhe të marrin pjesë në fushatën elektorale.

Reagimi i nr.2 të LSI-së vjen pak orë pasi Policia e Shtetit nisi procedimin penal për administratorin e Njësisë Bashkiake nr2, Elez Gjozaj, nën akuzën se ky i fundit regjistroi fiktivisht 70 persona në banesën e tij dhe se ka marrë pjesë në fushatë, duke shkelur kodin zgjedhor.

MESAZHI I KRYEMADHIT
Jam e bindur se do të jetë dita e mitingut më madhështor me mijëra të rinj, që besojnë te ne dhe tek alternativa jonë.Jam e sigurt se shumë prej tyre do të jenë votues për herë të parë dhe kjo na bën të ndihemi më krenarë se kurrë. Sepse kemi besimin e më të rinjve, të atyre që do ta çojnë përpara këtë vend dhe që nuk i frikeson dot askush, as falangat e pushtetit policor, që drejtohen nga Haki Çako, por dhe as nga shefat e tij, të PS ose PD qofshin.Ndaj edhe njeherë ju ftoj të gjithëve të n’a bashkoheni në këtë festë të madhe, në ditën që do të shënojë` ndryshimin e Shqipërisë dhe fitoren e alternativës tonë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy