Zgjedhjet lokale në Turqi, Erdogan humb kryeqytetin Ankara (VIDEO)

Zgjedhjet lokale në Turqi, Erdogan humb kryeqytetin Ankara (VIDEO)

Partia e Presidentit të Turqisë Rexhep Tajip Erdogan, ka humbur kontrollin e kryeqytetit, Ankara, në zgjedhjet lokale të së dielës. Ankara, njihet si ndër zonat më më pengesë për 16 vitet e Erdogan në pushtet.

Presidenti i Turqisë, Recep Tajip Erdogan, ka pranuar se partia e tij, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim, nuk ka dalë e suksesshme në disa qytete kryesore në zgjedhjet lokale të mbajtura dje.

Siç raporton BBC, sikurse Erdogan edhe opozita në vend, pretenduan se kanë fituar kryebashkiakun në qytetit më të madh, Stambollin. Në nivel kombëtar, aleanca e kryesuar nga partia e presidentit Erdogan, ka fituar më shume se 51% të votave në zgjedhjet komunale. Erdogan, ka thënë se do të fokusohet më shumë në ekonomi, mbrojtje e prodhim industrial. "Nëse ka ndonjë mangësi, është detyra jonë t'i korrigjojmë ato," ka thënë ai.

Opozita thotë se e ka mundur Erdoganin edhe në qytete të tjera. Lideri i partisë më të madhe opozitare në Turqi i Partisë Popullore Republikane, Kemal Kilicdarouglu ka thënë se kandidatët e partisë së tij kanë fituar në Ankara, Stamboll dhe Izmir. Sipas tij, kjo parti ka fituar edhe në shumë qendra tjera duke e mposhtur partinë e presidentit Tayyip Erdogan.

Beteja kryesore, e Ankarasë, në zgjedhjet vendore shihet si një provë e popullaritetit të Erdogan në kohën e vështirësive ekonomike dhe rritjes së inflacionit. Këto zgjedhje, sipas BBC, konsiderohen si një referendum mbi udhëheqjen e presidentit Erdogan. Më shumë se 57 milionë njerëz janë regjistruar për të votuar për kryetarë e këshilltarë komunalë.

Votimi është zhvilluar në mes të një krize ekonomike në Turqi, potencon BBC. Vendi ndodhet në recension, inflacioni qëndron në shifrën prej 20 për qind, ndërsa valuta kombëtare, lira, ka humbur një të tretën e vlerës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy