Bardhi: Rama dembeli më i madh, nuk ka bilanc pune

Bardhi: Rama dembeli më i madh, nuk ka bilanc pune

Drejtuesi Politik i PD për Elbasanin, Gazment Bardhi, u takua me banorë të Sotirës në Gramsh, një zonë e lënë krejtësisht pas dore, edhe pse me një potencial të jashtëzakonshëm zhvillimi.

Bardhi vuri në dukje se gramshiotët janë trajtuar nga qeveria si një listë e gatshme votash, që nuk i ka marrë ata kurrë seriozisht për të realizuar premtimet e për të dhënë llogari. Ndaj, ka ardhur koha jo vetëm për rrotacion, por për ndryshim të modelit të qeverisjes.

Gjendja që unë kam gjetur në Gramsh, në të gjithë territorin e bashkisë nuk është asgjëkundi si në bashkitë e tjera. Gramshi është lënë më shumë pas dore në krahasim me të gjitha bashkitë e qarkut. Ata kanë thënë: meqë këta votojnë PS nuk kanë nevojë me ju bë punë as me ju ofru shërbime se këta na e mbushin kutinë sa herë ne duam dhe sa duam ne.

Bardhi tha se rilindja, jo vetëm nuk mbajti asnjë premtim po bëri krejt të kundërtën në ato fusha ku kishte dhënë fjalën për lehtësim për qytetarët, duke sjellë shtrëngim e vështirësi.

Më tej Bardhi theksoi se Edi Rama, duke qenë se nuk ka një bilanc pas 8 vitesh, merret gjithë kohës me sulme ndaj opozitës.

Çfarë po bën ky në kulmin e fushatës…. Ky po bën vetëm dy gjëra… ky del në televizor dhe thotë e patë si i kishte krehur flokët Lulzim Basha dhe merret gjithë ditën me thashesheme dhe merret me ne, a thua sikur jemi ne në qeveri. Ne kemi 8 vite në opozitë, ka ardhur në pushtet me disa premtime dhe ka ardh koha të japë llogari. E dyta, e keni parë se çfarë bën, është shndërruar në një infermier, shkon te qendrat ku bëhen vaksinat dhe rri vëzhgon dhe bën foto. Nuk është kjo punë e kryeministrit. Nuk është as fotograf, as kameraman, as infermier, as doktor. Ai nuk mund të flasë më për asgjë, sepse e ka kuptuar që nuk ka bërë asgjë. Ai nuk ka asnjë bilanc dhe ka ardh momenti me e çu në shtëpi si fillim dhe pastaj me e bë subjekt të atyre organeve ku jepet llogari.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy