Spahia: SPAK të hetojë, në spitalin COVID-1 mungon analiza shumë e rëndësishme

Spahia: SPAK të hetojë, në spitalin COVID-1 mungon analiza shumë e rëndësishme

Ish-deputeti i PD-së Bardh Spahia thote se qeveria në vend që të bëjë investime për të luftuar koronavirusin po harxhon para për të fshehur situatën e rëndë që ekziston në vend. Me anë të një shënimi në rrjetet sociale ai thotë se në spitalin COVID-1, ose ndryshe në spitalin infektiv mungon analiza e troponinës tejet e nevojshme në kardiologji, pasi shërben, për matjen e niveleve të kësaj enzime në gjak.

Sipas Spahias, i cili me profesion është mjek, kjo analizë behet akoma më e rëndësishme kur është faktuar tashme se këto dëmtime janë shpesh edhe pasoja të konstatuara nga prekja e organizmit prej Covid-19. Ndër të tjera ish-deputeti i PD-së bën thirrje që Struktura e Posaçme Anti Korrupsion, SPAK, të hetojë sa më parë autoritet për keqmenaxhimin e pandemisë.

Denoncimi i Spahisë:

SPAK TE HETOJE SA ME PARE AUTORITETET PER KEQMENAXHIMIN E PANDEMISE!!!

Megjithe urdherat e kercenimet e militanteve partiake ne institucionet shendetesore, situata kaotike ne menaxhimin e kesaj pandemie nuk fshihet dot! Vijojne mungesat ne spitalin Covid1, analiza e troponines tejet e nevojshme ne kardiologji, pasi sherben, per matjen e niveleve te kesaj enzime ne gjak. Konkretisht verifikon demtimet e muskulit kardiak, ne rastet e iskemive cardiake dhe infarkteve. Kjo analize behet akoma me e rendesishme kur eshte faktuar tashme se keto demtime jane shpesh edhe pasoja te konstatuara nga prekja e organizmit prej Covid-19. Kjo mungese ne situate kritike pandemie eshte e pabesueshme!!! Sic shihet nga denoncimet, investimi me i madh behet per ta fshehur kete situate, e jo per ta vene nen kontroll!

Mungesa e transparences, e vetmja strategji e kesaj qeverie fsheh nje kolaps qe vazhdon sepse nuk ka vullnet per ta vene nen kontroll! SPAK duhet te nxjerre nga sirtaret dosjet e denoncimeve qe ne nisje te pandemise dhe te hetoje edhe kete situate te re qe po shperfaqet prej dy javesh. Heshtja e qeverise vijon e pacipe ndersa numri i viktimave rritet bashke me denoncimet si te familjareve, ashtu edhe te mjekeve te pergjegjshem! Kjo situate duhet hetuar, sic po ndodh edhe ne vende te tjera, me me pak problematika. Pergjegjesit duhet te dalin para drejtesise e mos te bejne me teper dem ne drejtim te shendetit dhe jetes te qytetareve!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy