Dita e Pavarësisë së Ukrainës, Nikolla: Vend mik i Shqipërisë, kam besim se do ta fitoni luftën

Dita e Pavarësisë së Ukrainës, Nikolla: Vend mik i Shqipërisë, kam besim se do ta fitoni luftën

Kryetarja e Kuvendit Lidnita Nikolla ka uruar Ukrainën për Ditën e Pavarësisë. Në mesazhin e saj, Nikolla shprehet se Ukraina e kremton 31-vjetorin e pavarësisë në kushtet e një lufte të padrejtë, ndërsa shton se Shqipëria ka mbajtur qëndrim të qartë në mbrojtje të integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës.

Ajo gjithashtu i ka shprehur homologut të saj, Ruslan Stefanchuk, solidaritetin e Kuvendit të Shqipërisë dhe besimin se Ukraina mund ta fitojë luftën.

Mesazhi i plotë:

Në 24 gusht të vitit 1991, Verkhovna Rada, Parlamenti i Ukrainës, shpalli Deklaratën e Pavarësisë, e cila u ratifikua nga referendumi i 1 dhjetorit të po atij viti. Gjatë tre dekadave si një shtet i pavarur, Ukraina ka shënuar arritje të rëndësishme në zhvillimin ekonomik dhe konsolidimin e institucioneve demokratike.

Ukraina është një vend mik i Shqipërisë dhe prej vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në janar 1993 kjo miqësi ka ardhur duke u forcuar, edhe si rezultat i një komuniteti të diasporës shqiptare që jeton në Ukrainë, i vendosur kryesisht në rajonin e Odesës. Ukraina e kremton 31-vjetorin e pavarësisë në kushtet e një lufte të padrejtë, prej 24 shkurtit të këtij viti, pas agresionit të Rusisë. Shqipëria ka mbajtur një qëndrim të qartë e të vendosur në mbrojtje të integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës, duke harmonizuar qëndrimin ndaj këtij agresioni me ato të ShBA-së, BE-së dhe NATO-s.

Mirënjohje e vlerësim i kësaj mbështetjeje ishte fjalimi që mbajti në Kuvendin e Shqipërisë Presidenti i Ukrainës, z. Volodymyr Zelenskyy, në 3 maj, gjatë të cilit shprehu falenderimin për mbështetjen nga Shqipëria të luftës së drejtë të Ukrainës, mbështetjen e sanksioneve ndaj Rusisë, kontributin si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB dhe bashkëpenëmbajtëse me ShBA për mbështetjen e Ukrainës.

Vizita e Kryeministrit Edi Rama në Kiev në 15 qershor, kontributi i Shqipërisë në Konferencën e Donatorëve dhe strehimi në vendin tonë i mbi tre mijë ukrainasve janë gjithashtu dëshmi të kësaj mbështetjeje. Me dashuri dhe në shenjë solidariteti mora pjesë me një video-përshëndetje në veprimtarinë “Embrace Ukraine”, organizuar në 16 qershor në Amsterdam, me pjesëmarrjen e personaliteteve politikë e publikë nga Evropa dhe bota.

Në këtë ditë të shënuar, i shpreh  Kryetarit të Verkhovna Rada, kolegut Ruslan Stefanchuk, solidaritetin e Kuvendit të Shqipërisë dhe timin personal si edhe besimin se populli i  Ukrainës do ta fitojë luftën e padrejtë që i është imponuar. Ora e historisë nuk kthehet prapa! Gëzuar Ditën e Pavarësisë, në kohë të vështira, popullit të Ukrainës! .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy