Basha: Incidenti në Vaun e Dejës, skenar i Ramës me Tom Doshin

Basha: Incidenti në Vaun e Dejës, skenar i Ramës me Tom Doshin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e cilëson të paligjshëm shkarkimin e kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila. Në një deklaratë për mediat, Basha tha se Hila nuk ka qenë i pranishëm në asnjë formë në incidentin e djeshëm.

Edi Rama ka shkarkuar në shkelje të ligjit dhe të Kushtetutës, Zef Hilën. Është një hakmarrje personale, një vendim personal i Edi Ramës që përdor Këshillin e Ministrave si WC publike, dhe mercenarit Sandër Lleshajt, një njeri i pazgjedhur, për ta ndërsyer kundër njerëzve dhe opozitës. Nuk ka asnjë arsye për këtë shkarkim. Zef Hila nuk ka qenë i pranishëm as fizikisht dhe në asnjë mënyrë tjetër në incidentin e djeshëm në KZAZ”, tha Basha.

Kreu i selisë blu tha se ngjarja e Vaut të Dejës është skenar i kryeministrit Rama dhe deputetit Tom Doshi.

Ajo që ndodhi në Vaun e Dejës është një skenar i organizuar nga Edi Rama dhe Tom Doshi. Ne nuk do ta lejojmë këtë plan anti shqiptar, ndaj ju bëj thirrje qytetarëve; mos bini pre e provokimeve dhe skenarëve kriminalë të Edi Ramës. Ne jemi të fortë, jemi shumica. E dimë cila është rruga përpara dhe nuk ka asgjë që na kthen mbrapsht”, shtoi kreu i PD.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy