Pompeo mesazh për Xhaçkën: Shpresoj të forcojmë lidhjet SHBA-Shqipëri

Pompeo mesazh për Xhaçkën: Shpresoj të forcojmë lidhjet SHBA-Shqipëri

Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Mike Pompeo ka reaguar pas emërimit të Olta Xhaçkës si Ministre e Jashtme. Pompeo thotë se e ka pritur me kënaqësi lajmin, ndërsa shpreson që emërimi iXhaçkës në këtë ministri t'i forcojë akoma më shumë marrëdhëniet mes dy vendeve.

Me kënaqësi të dëgjoj njoftimin se Olta Xhacka është Ministrja e re e Jashtme e Shqipërisë. Ajo ka qenë një partner i fortë në rolin e saj të mëparshëm si Ministre e Mbrojtjes dhe ne shpresojmë që të punojmë me të për të zgjeruar lidhjet SHBA-Shqipëri ndërsa Shqipëria shkon drejt BE",-thotë Pompeo.

Menjëherë pas këtij urimi ka reaguar edhe Olta Xhaçka, e cila thotë se ky mesazh do të thotë shumë për të:

Faleminderit Pompeo! Këto fjalë me të vërtetë do të thonë shumë! Jam krenare për miqësinë midis vendeve dhe njerëzve tanë, thellësisht mirënjohëse për SHBA dhe Shqipërinë, dhe e lumtur që mund të luaj një rol modest për ta bërë partneritetin tonë më të fortë",-shkruan Xhaçka.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy