
Agron Haxhimali, ekspert i politikave vendore tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live çështja e pronave është problematika më e madhe që kanë njësitë e qeverisjes vendore.
Duke vijuar më tej, Haxhimali shtoi se problem tjetër mbetet çështja se si janë të organizuara njësitë e qeverisjes vendore dhe fakti që bashkitë pas reformës territoriale nuk u konsoliduan në atë që quhet ekonomia e shkallës.
I gjithë territori ka probleme s ai përket çështjes së pronave. Sistemi i pronave është problematika më e madhe që kanë njësitë e qeverisjes vendore.
Sistemi i mënyrës si është organizuar çështja e pronave, pronë e re, pronë e vjetër, pronë e shpërndarë, pronë e kthyer, çështjet që lidhen me juridiksionin e pronës janë komplekse edhe në Shqipëri. 30 vite ligji është ndryshuar 30 herë. Shumë investime, por pak zgjidhje për çështjen e pronave. Kjo nuk do të thotë që të zgjedhurit vendorë të përfitojnë nga ky kaos. Sistemi është kaotik por përgjegjësia është personale.
Çështjet e pronave janë konstatuar dhe KLSH-ja. Çështja është për pronat publike dhe që administrohen nga qeverisja vendore dhe këtu bëhet loja e më e madhe, sesi jepen, si transferohen dhe tjetërsohen.
Problem tjetër mbetet çështja se si janë të organizuara njësitë e qeverisjes vendore, që gjithë të ardhurat, pushtetin financiar që e kanë nga buxheti dhe taksat e kanë të orientuar në shërbim të komunitetit . Nga 100 lekë shpenzime 70-75% shkojnë për shpenzime administrative pjesa tjetër për investime. Ky raport duhet të ndryshojë. Kjo tregon që nuk janë të organizuar mirë.
Një tjetër probleme, është që 61 bashkitë pas reformës territoriale nuk u konsoliduan mirë në atë që quhet ekonomia e shkallës dhe nuk ndërtuan bazat e zhvillimit ekonomik lokal. Ekonomia e tyre lokale mbetet jo e orientuar mirë.



