Alimehmeti: Në garë kam hyrë i bindur se do jetë e rregullt dhe transparente

Alimehmeti: Në garë kam hyrë i bindur se do jetë e rregullt dhe transparente

Kandidati për bashkinë e Tiranë, Ilir Alimehmeti në studion e emisionit ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV deklaroi se gara e primareve është e pastër dhe transparente.

Ai tha se njerëzit tashmë kanë 7 mundësi ofertash, ndërsa theksoi se Berisha ka qenë i qartë kur deklaroi se kandidatët duhet të jenë persona brenda apo jashtë partisë.

Po ta kisha menduar që mund të jetë farsë nuk do të futesha. Besoj se është një garë reale. Bëhet për herë të parë në Shqipëri dhe Ballkan. Pres që gara të jetë e pastër, transparente, e rregullt. Mendoj se do të jetë garë e rregullt. Ka qenë shumë i qartë zoti Berisha. Ai adresoi votuesit në një video dhe thotë që kandidatët duhet të jenë persona nga brenda ose jashtë partisë, që kanë aftësi të fitojnë zgjedhjet. E keni të qartë me zë dhe figurë. Ju mund të merrni rrethanat dhe ti merrni bashkë. Zyrtarisht fushata nuk është hapur. Jemi në momentin e kandidaturës. Duke qenë përfaqësues i zonës, besoj se zoti Këlliçi ka qenë për këtë arsye. Me kaq e mbyll si bisedë. Ne kemi një parim tjetër, që është pika kyçe, njerëzit duhet të mendojnë, mes shtatë ofertave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy