Rama komenton planin e PD për daljen nga kriza: Shalqi me provë

Rama komenton planin e PD për daljen nga kriza: Shalqi me provë

Kryeministri Rama ka komentuar paketën e rimëkëmbjes ekonomike që kreu i PD, Lulzim Basha prezantoi disa orë më parë.

Ndonëse nuk ktheu përgjigje drejtpërdrejtë për propozimet e PD, kryeministri ironizoi kreun e opozitës duke e quajtur “shalqi me provë”. 

Atë që ju quani kandidati për kryeministër, është shalqi me provë., Domethënë i pangrënshëm se nuk është i ardhur nga hëna, po ka qenë në provë disas herë dhe natyrisht shkuarja në ekstrem me propozime të ashtuquajtura platforma alternative është shprehje e një mungese serioziteti  e provuar dhe largqoftë të kishte ndodhur që flama e COVID-it ta kishte gjetur këtë vend me atë kandidatin dhe me klubin e opozitës së bashkuar në këtë vend, të gjente spitalet që e gjetëm ne, shërbimet shëndetësore, kapacitetet profesionale kur na besuan shqiptarët, Kujtoni atë kohë për të kuptuar që kjo nuk është një betejë mes nesh dhe aty, apo mes meje dhe shalqinit me provë që është në krye të opozitës, është betejë e jona me vetveten dhe kohën. koha nuk pret se shqiptarët kanë pritur shumë”, tha Rama.

Kryeministri me nota ironie iu përgjigj edhe pyetjes së gazetares, e cila iu drejtua kryeministrit duke i thënë se kreu i opozitës, Lulzim Basha të akuzuar për kopjim të programit të tij.

"Vdeksha unë për ty dhe Bashën, (i referohet gazetares) fjalën kopje nga programi i Bashës se është pa lidhje. Ka një ndryshim të madh midis kujt e thotë dhe kush e bën, aq më tepër nëse bëhet fjalë për të njëjtën gjë. Ka një ndryshim të madh mes rritjes së pagës për mjekët dhe infermierët 40% që do e bëjmë ne që do miratohet me ligj dhe idesë se pagat mund të shkojnë 1200 euro. Të hapësh thesin se po vijnë zgjedhjet dhe të hapësh gojën dhe të ofrosh lugë floriri për të gjithë është thjesht për të qeshur, Nuk ka krahasim, se ekeni parë. Fati i mirë është se këta i kemi parë, nuk është se janë të paparë. Është premtim si tramvaji i Tiranës, me siguri po të shkoni te SHQUP-i do ju tregojnë tramvajin", tha Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy