Meta: Gratë në shkencë janë garantimi i barazisë gjinore

Meta: Gratë në shkencë janë garantimi i barazisë gjinore

Në Ditën Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave në Shkencë, presidenti Ilir Meta, ka deklaruar se përfshirja sa më e madhe e grave dhe vajzave në kërkimin shkencor dhe garantimi i barazisë gjinore janë thelbësore për realizimin e këtyre objektivave vitale për zhvillimin e qëndrueshëm të një shoqërie.

Kreu i shtetit zhvilloi një veprimtari të posaçme në kuadër të kësaj dite në Bibliotekën “Musine Kokalari” të Njësisë Vendore Nr. 7, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësuesi i UNWomen në Shqipëri Giuseppe Belsito, pedagoge, shkencëtare, nxënëse të shkëlqyera të shkollave të mesme, studente si dhe gra që kanë dhënë kontributin e tyre ndërë vite në shkencë.

"Është e veçantë sepse vetë shkenca është një sfidë jashtëzakonisht e vështirë dhe që nuk u takon atyre që i marrin gjërat lehtë, por u takon atyre të cilët zgjedhin të punojnë, të studiojnë, të sakrifikohen, t’i dedikohen shkencës dhe të fitojnë mundësinë për të qenë dijetare apo shkencëtare, gjë që nuk mund ta arrijë kushdo thjeshtë", tha Meta.

meta ne shkoder

Presidenti Meta theksoi se gratë dhe vajzat nuk duhet ta konsiderojnë dhe nuk duhet ta pranojnë që të jenë faktor plotësues apo sekondarë si në shoqëri, ashtu edhe në familje. "Një angazhim edhe më i plotë, edhe më i vendosur, dhe më frymëzues në të gjithë fushat profesionale sidomos ato të shkencave, pa dyshim që do të rrisë ndjeshëm dhe në mënyrë të merituar protagonizmin e tyre në shoqëri, në zhvillimin e ekonomisë kombëtare, në zhvillimin e ekonomisë familjare dhe gjithë të drejtat ekonomike, sociale që ato do të gëzojnë", tha më tej presidenti.

Gjithashtu në këtë takim ishin të pranishëm dhe përfaqësuese të Rrjetit Shqiptarë të Grave në Shkencë dhe të Akademisë së të Rinjve në Shkencës .

Fotografia e Ilir Meta

Me këtë rast Presidenti Meta i dhuroi Bibliotekës duke pasuruar fondin e saj tri libra të autorëve shqiptarë Kristo Frashëri, Virgjil Muçi dhe Marin Barleti për Heroin tonë Kombëtar, në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeu, si dhe zhvilloi një bashkëbisedim të zgjeruar me të pranishmet lidhur me arritjet, problematikat dhe sfidat  dhe sukseset e grave dhe vajzave shqiptare në shkenca të ndryshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy