Pas 10 muajsh/ Rifat Latifi jep dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë në Kosovë

Pas 10 muajsh/ Rifat Latifi jep dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë në Kosovë

Rifat Latifi ka dhënë sot dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë së Kosovës.

Dorëheqja e tij ndodhi pas kritikave të vazhdueshme për keqmenaxhim të shëndetësisë kosovare.

Akoma nuk ka deklarim nga Qeveria, por mediat në Kosovë kanë publikuar letrën e dorëheqjes, në të cilën thuhet se dorëheqja vjen pas “shumë reflektimesh”.

“Me zhgënjim të thellë dhe keqardhje pas shumë reflektimesh për disa muajt e fundit po ju informoj se në mënyrë efektive iu ofroj dorëheqjen time nga posti i ministrit të Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, se që nga sot me datën 6 tetor 2022”, thuhet në letrën e dorëheqjes.

Në letrën e tij, Latifi thotë se ka bashkangjitur raportin 10 mujor të gjeturave dhe sfidave si dhe të arriturat e tij gjatë kësaj periudhe.

Duhet kujtuar se javë më parë, kryeministri Kurti themeloi edhe një Komision për Shëndetësinë, të cilin e udhëheq vetë ai.

Krijimi i këtij komisioni i konsiderua nga shoqëria civile edhe si mosbesim ndaj punës së Latifit.

Ministri i Shëndetësisë është kirug që vepron e jeton prej shumë vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Rifat Latifi në 2009 ishte emëruar këshilltar për Shëndetësi i kryeministrit të asaj kohe, Hashim Thaçi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy