Putin mesazh urimi Metës për festat e nëntorit: Të forcojmë lidhjet tona

Putin mesazh urimi Metës për festat e nëntorit: Të forcojmë lidhjet tona

Presidenti Ilir Meta ka marrë sot një urim të veçantë nga homologu i tij rus, Vladimir Putin me rastin e festës së flamurit.

Në urimin e tij, Putin vë theksin tek përparimi i marrëdhënieve ruso-shqiptare, që sipas tij do të sillte përforcim të paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe në të gjithë Evropën.

MESAZHI I URIMIT TE PUTIN
Mesazh urimi i Presidentit të Rusisë Vladimir Putin për Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta me rastin e Ditës së Flamurit:
SHKËLQESISË SË TIJ
Z. ILIR META,
PRESIDENT I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Tiranë
I nderuar zoti President,
Merrni urimet e mia me rastin e festës kombëtare të Shqipërisë,
Ditës së Flamurit.
Synojmë përparimin e marrëdhënieve ruso-shqiptare. Kjo sigurisht do të ishte në përputhje me interesat thelbesore të popujve të vendeve tona, dhe do t’i shërbente përforcimit të paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe në të gjithë Evropën.
Ju uroj Juve shëndet dhe suksese, ndërsa të gjithë qytetarëve të Shqipërisë u uroj mirëqenie dhe begati.
Me respekt,
VLADIMIR PUTIN
28 nëntor 2017

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy