Rama dhe Erdogan inaugurojnë xhaminë e Et’hem Beut (VIDEO)

Rama dhe Erdogan inaugurojnë xhaminë e Et’hem Beut (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti turk Rexhep Taip Erdogan pas fjalës në Kuvend u drejtuan drejt xhamisë Et’hem Beut për ceremoninë e inaugurimit.

Në fjalën e tij presidenti Erdogan falenderoi të pranishmit për pritjen dhe u shprehu dhe një herë aspiratat për investimet turke në Shqipëri.

“Ju falenderoj për besën, durimin dhe pritjen që na keni bërë deri më tani. E di që keni pritur me orë të tëra,  dhe sot në Shqipëri jemi duke përjetuar një ditë speciale dhe të veçantë plot emocione. Dua të falenderoj dhe vëllezërit e mi nga Kosova që kanë ardhur sot. 

Kjo vepër xhevahire në mes të Tiranës reflekton vlerat e përbashkëta kulturore të Shqipërisë dhe Turqisë. Lavdi zotit të gjithsesi që sot kjo vepër unike që na paraqet një kuptim shumë të hollë të arit që është përdorur në të, me stoli të pikturuara në dorë, është ndër strukturat më të dalluara që mbart koha e periudhës osmane e deri në ditët e sotme.

Është një vepër që na pasqyron traditën e arkitekturës dhe të mëtova që janë përdorur gjatë ndërtimit të kësaj xhamie deri në ditët e sotme, shpresoj të pasohet edhe tek brezat e ardhshëm. Besoj se xhamia jonë e Et’hem Beut përveçse reflekton një bukuri ditës, por edhe me ndriçimin e jashtëm që është instaluar do japë një pamje magjepse dhe fantastike për këdo që e shikon këtë xhami.

Ne si Turqi japim përparësi përmes TIKËS restaurimi, mirëmbajtës dhe kontribuojmë në zhvillimin e Shqipërisë. Përmes TIKA nga viti 1996 deri më tani janë realizuar 540 vepra konkrete dhe shpresoj me zemër që tani e tutje do vijojmë t'iu qëndrojmë pranë vëllezërve tanë shqiptarë.

Uroj dhe dëshiroj që shumë shpejt mbase deri në muajin e ramazanit ta kemi zgjidhur edhe problemin e xhamisë së 'Namazgjasë'.”, u shpreh Erdogan.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy