Porti i Durrësit, PD: Vjedhja më e madhe në histori, Rama po vepron njësoj si me inceneratorët

Porti i Durrësit, PD: Vjedhja më e madhe në histori, Rama po vepron njësoj si me inceneratorët

Partia Demokratike me anë të një deklarate ditën e sotme nga Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun, Jola Hysaj, u shpreh se afera e qeverisë me portin e Durrësit është vjedhja më e madhe në historinë e Shqipërisë.

Hysi shtoi se qytetarët e Durrësit nuk meritojnë më pak se qytetarët e Zagrebit të cilët sipas saj nuk lejuan kompaninë e mikut të Ramës të përlajë në afera korruptive pasurinë publike.

Merakut të Edi Ramës se si duhet t’u shpjegojë bashkëplaçkitësve reagimin e opozitës kundër vjedhjes nga ai dhe klani i tij, të pasurisë publike më të çmuar të shqiptarëve, Portit të Durrësit mund t’i vijmë në ndihmë duke i rikujtuar opinionit se, investitorët seriozë të Ramës për vjedhjen e radhës në sipërmarrjen e tij, do të jenë Gugallet, Zotot dhe Mërtirët e radhës të cilët i shërbyen Ramës në ndërmarrjen Rama, Agaçi, Ahmetaj, Veliaj të djegësve me të cilën organizata kriminale me në krye Ramën vodhi me firmën e tij 420 milionë euro pa garë.

Më tej në deklaratë thuhet se ndërkohë që Rama po mbyll me arrestimin e cironkave aferën e djegësve, ai nuk humb kohë për skemën e re të plaçkitjes! Sipas saj, Porti i Durrësit është vjedhja më e madhe në historinë e Shqipërisë të cilën Edi Rama, njësoj si Inceneratorët, po i merr pa garë.

Njësoj si inceneratorët, ai i jepet kompanive offshore pas të cilave qëndron vetë Rama dhe rrethi i tij! Njësoj si me inceneratorët, tashmë jo qindra milionë euro, por miliarda euro pasuri publike, përvetësohen nga Rama dhe miqtë e tij!

Në fund theksohet se Partia Demokratike është e bindur se qytetarët e Durrësit nuk meritojnë më pak se qytetarët e Zagrebit të cilët nuk lejuan kompaninë e mikut të Ramës të përlajë në afera korruptive pasurinë e tyre publike.

Partia Demokratike mbetet e vendosur që Porti i Durrësit, që u përket qytetarëve të Durrësit, nuk do të lejojë që të përfundojnë në xhepat e kompanive offshore të Edi Ramës! Drejtësia vonon por nuk harron!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy