
Lidhur me punën e deritanishme të Federatës Shqiptare të Futbollit, i ftuar në në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN Tv, presidenti i Komitetit Olimplik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, u shpreh se kreu i FSHF duhet të jap dorëheqje, sepse sipas tij, federata nuk është për tu marrë vetëm me një ekip, porse sipas tij, duhet të sensibilizohet në të gjitha drejtimet dhe ekipet.
“I bëjmë thirrje të japë dorëheqje Dukës, nuk është federata për tu marrë vetëm më një ekip kombëtar që shkon një here në Francë, por federata është për të bërë sensibilizime që në shkolla. Federata vet ka njerëz sa ka federate spanjolle, mbi 160 veta.



